BE diskuton sot për masat kundër terrorizmit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thotë se në samitin e ardhshëm të BE-së, do të diskutohet për përpjekjet kundër terrorizmit. Ky diskutim në BE do të bëhet pas sulmit vdekjeprurës në Paris.

Ai tha se samiti i 12 shkurtit do të shfrytëzohet për të diskutuar për përgjigjet e BE-së pas sulmeve në Paris.
Më 7 janar në Paris, si rezultat i sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo, janë vrarë 12 persona në mesin e të cilëve tetë gazetarë dhe dy policë.

Artikulli paraprakMarrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Venezuelës
Artikulli vijues30 aksidente me 15 të lënduar nga reshjet e borës