A e rrëzoi Turqia një aeroplan rus?

Një aeroplan rus është hedhur poshtë nga forcat ushtarake turke pasi që ai ishte zënë duke fluturuar brenda hapësirës ajrore të shtetit të Turqisë.

Kështu raporton gazeta britanike Express, edhe pse më pas shtohet se ky lajm nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare, njofton Klan Kosova.

Dëshmitarët thonë se kanë parë një eksplodim të madh në Huraytan, në veri të Sirisë.

Një gazetar turk ka shkruar në Twitter se aeroplanët janë pjesë e ushtrisë së Vladimit Putinit.

Gazeta britanike Express ka kontaktuar me qeverinë e Turqisë dhe ushtrinë ruse, por asnjëra palë nuk kanë komentuar mbi këtë ngjarje

Artikulli paraprakSulm kundër forcave të huaja në qendër të Kabulit
Artikulli vijuesShkon në 30 numri i të vdekurve në Ankara (VIEDO)