BE e shqetësuar për rastin Timoshenko

0
167

Ish-presidenti i Polonisë, Aleksander Kvasnievski, dhe ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Pat Koks, kanë arritur në Ukrainë, në prag të gjykimit të apelit për ish-kryeministren Julia Timoshenko.

Dy zyrtarët janë caktuar si vëzhgues të procedurës. Vitin e kaluar, Timoshenko është dënuar me 7 vjet heqje lirie, për shkak të “shpërdorimeve me detyrën zyrtare”, por rasti i saj është parë në masë të madhe si i motivuar politikisht.
Kryeministri i Ukrainës, Mikolla Azarov, ka mirëpritur emërimin e Kvasnievskit dhe Koksit, duke thënë se vendi i tij “është i hapur për monitorim të paanshëm”.
Apeli do të mbahet më 26 qershor. Rasti Timoshenko ka bërë që shumë diplomatë perëndimorë të bojkotojnë ndeshjet e Kampionatit Evropian të Futbollit, që luhen në Ukrainë./BS/kohaislame