Vritet njëri nga përkrahësit kryersor të Asadit në Liban

Bejrut, 17 korrik – Kryengritësit kanë vrarë në Liban njërin prej përkrahësve kryesorë të presidentit sirian, Bashar al Asad, e që është konsideruar shenjë e fundit se lufta nga Siria po përhapet drejt fqinjit.

Mohammad Darra Jamo, komandat i cili punoi për mediat shtetërore siriane dhe shpesh paraqitej në emisione, është sulmuar në shtëpinë e tij në qytetin Sarafand. Gruaja e tij, e cila ishte me të gjatë këtij sulmi, tha se zyrtarët nga partia e presidentit Assad, Baath, e kishin paralajmëruar që të ketë kujdes.

Siç transmeton KTV, për këtë sulm mediat shtetërore siriane akuzuan ‘grupet terroriste’, siç i quajnë kryengritësit çlirimtarë.

Kjo ishte vrasja e parë e ndonjë përkrahësi të Asadit në Liban që nga fillimi i luftës para më shumë se dy vjetëve.

Libani është duke u përpjekur të distancohet nga konflikti në Siri, por sulmet me vetura bombë dhe përleshjet mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të pushtetit në Siri janë bërë përditshmëri.

Artikulli paraprakA lejohet hipnoza në Islam?
Artikulli vijuesLubonja:Haradinaj je vrases