BE-ja: Kosova ka shkelur CEFTA-n

Vendosja e tarifës prej 35 për qind në importin e çimentos është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA), nënshkruese e së cilës është edhe Kosova.

Ky vlerësim ka ardhur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e që i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind importit të çimentos në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor.“Ky veprim (vendosja e tarifës për import të çimentos prej 35 për qind) nuk është në pajtim me Marrëveshjen e CEFTA-s, nënshkruese e së cilës është Kosova”, ka thënë Syzana Bytyçi, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë./koha/kohaislame

Artikulli paraprakVitaminat & tabletat antioksidante dhe rreziku i semundjes
Artikulli vijuesKritika e librit: Jusuf Buxhovi falsifikon historinë e Kosovës