Nesër pajtohen familjet Syla e Hyseni

Familja e nxënësit Astrit Syla, i vrarë si pasojë e plagëve të marra më 28 janar në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, pritet që nesër të pajtohet me familjen e dorasit Fitim Hyseni.

Burime të portalit Veriu bëjnë të ditur se ceremonia e pajtimit do të zhvillohet nesër në mesditë xë xhaminë e lagjes Shipol të Mitrovicës.

Kujtojmë se deri te hasmëria e këtyre dy familjeve ka ardhur pasi që nxënësi Fitim Hyseni kishte therë për vdekje me thikë nxënësin tjetër Astrit Syla në shkollën e lartpërmendur, ndërsa të dy familjet kanë deklaruar se asnjëherë më parë nuk kishin pasur asnjë mosmarrëveshje mes vete, madje as nuk njiheshin. /Veriu/kohaislame

Artikulli paraprakKujdesuni që shtëpia të ketë ajrin të duhur
Artikulli vijuesTronditëse: Vritet edhe një nxënës në Pejë nga goditjet me thikë