BE mbyll 2012, përparojnë sllavët dhe ngelin shqiptarët

Ndonëse pati një mungesë në përparimin e zgjerimit më 2012, mesazhi i BE-së për rajonin është ende pozitiv.

BE përfundoi raportin e tij vjetor të zgjerimit në dhjetor, por ai nuk përmbush shpresat e vendeve rajonale.

Shqipërisë nuk iu ofrua një status i kandidatit e ndërsa vendet kandidate Serbia e Maqedonia bënë përparim në pranimin, nuk iu dhanë data konkrete. Kosova ende pret një datë për të nisur bisedimet për marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit.

Sabine Frezhër, drejtore e programit të Evropës në Grupin Ndërkombëtar të Krizës, tha përSETimes se ndërsa vendet anëtare të BE-së kanë dalë me përfundime konservatore mbi zgjerimin për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian (KE) dëshiron që të mbajë një dinamizëm në proces.

“Serbia dhe Kosova janë dy vendet që dolën më mirë në takimin e këshillit. Edhe pse nuk morën data të prera, një plan kohor i qartë u përcaktua për Serbinë që të nisë procesin e shqyrtimit dhe bisedimet e pranimit dhe që Kosova të nisë bisedimet e [marrëveshjes së stabilizimit],” tha Frezhër.

Eduard Kukan, kryetar i parlamentit të BE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, tha përSETimes se kishte disa ndodhi interesante në rajon lidhur me zgjerimin dhe përparimin politik të BE-së më 2012.

“Mesazhi i dërguar rajonit është mjaft pozitiv: BE njeh e përshëndet përparimin dhe është e gatshme të mbajë angazhimin e saj të procesit të zgjerimit,” tha Kukani.

Sipas Frezhërit, gjendja më zhgënjyese në Ballkanin Perëndimor është me Maqedoninë, e cila është ende nuk është në gjendje të fillojë bisedimet e pranimit ndonëse ka përmbushur kriteret e mjaftueshme.

Për disa vjet, Shkupi ka qenë bllokuar nga nisja e bisedimeve për shkak të mosmarrëveshjes së tij për emrin me Greqinë. Bullgaria ka nxjerrë gjithashtu shqetësimet e saj me Maqedoninë.

Në pranverë, KE ka ndërmend të rishikojë hapat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së emrit dhe Këshilli i BE-së do t’a trajtojë përsëri çështjen në qershor.

“Unë vë në dyshim mundësinë e Shkupit dhe Athinës për të ardhur më pranë për gjetjen e një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre, në kuadrin e formatit të tanishëm të ndërmjetësimit të OKB-së brenda disa muajsh, pas vitesh të mungesës së përparimit,” tha Frezhër.

Kukani tha se nuk e konsideron “lodhjen e zgjerimit” të jetë një rezultat i ngadalësimit ekonomik, pasi BE nuk mund të përballojë të humbasë fokusin në integrimin.

“Eshtë e vërtetë se BE po shikon më shumë brenda, megjithatë, kjo nuk do të thotë se procesi i zgjerimit është shpërfillur. Duhet të jetë e qartë se ky proces nuk është pjesë e problemit, por mund të jetë një pjesë e zgjidhjes për projektin evropian,” tha Kukani.

Por Frezhëri nuk është dakort. Ka qartazi “lodhje të zgjerimit” në BE për shkak të krizës financiare, rritjes së partive nacionaliste dhe ushqimit prej tyre të frikës ndaj emigrantëve e ndjenjave ksenofobike.

Ajo tha se 2013 mund të rrisë zgjerimin me futjen zyrtare të Kroacisë në BE: i pari vend i ri që bashkohet që nga 2007.

“Në disa vende të BE ka kritika se liberalizimi i vizave u dha tepër shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por në tërësi, BE e veçanërisht Komisioni, mbetet i vendosur ndaj zgjerimit e askush nuk do të japë përshtypjen se kjo ka ardhur në një ndalim,” tha ajo.

Në gjysmën e dytë të 2013-tës Irlanda do të kryesojë presidencën e BE-së. Vendi ka thënë se do t’a bëjë zgjerim e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë një përparësi të lartë.

“Jemi entuziastë të zgjerimit. Dëshirojmë të fusim energji të re në këtë proces,” tha për shtypin Luçinda Krighton, ministrja e çështjeve europiane të Irlandës./set

Artikulli paraprakAnonymous: “Na prisni në 2013-ën”
Artikulli vijuesGrekët ngrenë gardh në kufirin turk ndërsa emigrantët vijnë nga deti