BE nuk arrin marrëveshje për embargon e armëve ndaj Sirisë

Bashkimi Evropian nuk arriti të bjerë dakord mbi furnizimin me armë të opozitës siriane dhe pas një takimi prej 13 orësh, maratonë e parë vetëm për çështje ekonomiko-financiare, rinovoi edhe për një vit të gjitha sanksionet kundër duke u lënë vetë shteteve anëtare vendimin për dërgimin ose jo të armëve opozitarëve që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Londra, që kërkonte prej muajsh heqjen e embargos së armëve, duket e gëzuar edhe pse ekziston një marrëveshje që ajo të mos u dërgojë armë opozitarëve deri në fund të gushtit.

”U mor vendimi i duhur”, thotë i gëzuar ministri i Jashtëm britanik, William Hague duke shtuar se vendimi do të jetë mbështetje për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Por, për Bashkimin Evropian kjo është një humbje e re dhe e rëndë pasi nuk u arrit të gjendej një kompromis i përbashkët edhe pse kishte në maxhorancë edhe Italinë, Francën dhe Gjermaninë.

Në fund, Këshilli Evropian u kufizua në deklaratën që thekson se ”vendet anëtare do të procedojnë sipas politikave të tyre kombëtare”. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakProtesta kundër kishës serbe
Artikulli vijuesMorsi: Lamtumirë diktaturave