Vriten 2 ushtarë indian në rajonin e Kashmirit

Ushtria e Indisë ka bërë të ditur se dy ushtarë të saj janë vrarë nga trupat ushtarake të Pakistanit në afërsi të vijës së kontrollit që ndanë rajonin e konstestueshëm të Kashmirit.

Zyrtarë indian kanë thënë se ky konfrontim me armë në mes të dy palëve, ka ardhur pasi që trupa të Pakistanit kanë kaluar këtë vijë dhe kanë hyrë në pjesën territoriale që adiministrohet nga indianët.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Indisë e ka quajtur këtë konfrontim si “provokim të rëndë”. Ndërsa, Ushtria e Pakistanit, ka mohuar të ketë nisur e para sulmin.

Vrasjet e së martës, kanë ardhur pasi deklaratave të bëra nga zyrtarë të Pakistanit se një ushtar i tyre ishte vrarë pasi që trupat indiane kishin sulmuar një pikë-ushtarake pakistaneze afër vijës së kontrollit.

Që nga viti 1947 e deri më 1999, janë zhvilluar mbi 4 luftëra në mes të Indisë dhe Pakistanit.

Artikulli paraprakEgjeu tronditet nga një tërmet 6,2 ballë
Artikulli vijuesLirohet i dyshuari i vetëm për sulmin e 11 shtatorit në Bengazi