BE: Nuk besojmë që liberalizimi do të ndodh para vitit 2014

0
130

Komisioni Evropian ia ka dhënë më në fund Kosovës Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave me të cilin edhe ajo tash është përfshirë në një proces që mund të çojë deri tek heqja eventuale e vizave për udhëtime në vendet e BE-së të zonës Shengen.

Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, dyfish më shumë nga ato të vendeve të rajonit, shkruan koha.
Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit.
Ndonëse në Kosovë ka pasur premtime të mëdha nga Qeveria se së shpejti do të arrihet liberalizimi i vizave, në BE tërheqin vërejtjen se ky do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë dhe nuk mund të parashikohet tani se kur do të mund të përmbyllej.
Publikisht zyrtarët e BE-së janë ndalur në vlerësimet se “gjithçka do të varet nga vetë Kosova dhe shpejtësia me të cilën do t’i përmbushin kushtet”, por privatisht në BE pohojnë se “deri në vitin 2014 nuk ka gjasa që të ndodhë liberalizimi e madje mund të ndodhë edhe më vonë se ky vit”./Indeksonline/kohaislame