Shefja e diplomacisë së BE ka theksuar se BE përkrah negociatat e grupeve të brendshme në Siri.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Federika Mogherini, duke theksuar mbi përkrahjen e negociatave të grupeve siriane në Siri nga ana e BE, ka thënë se është e nevojshme pjesëmarrja e të gjitha grupeve politike për gjetjen e një zgjidhje për dhënien fund të krizës në Siri.
Shefja e diplomacisë së BE ka thënë se dhënia fund e luftës dhe dhunës është nevojë urgjente për popullin sirian dhe është urgjent krijimi i një procesi politik për dhënien fund të kësaj krize.
Mogherini ka thënë se kriza në Siri është një katastrofë dhe ka shtuar se mundësia e qasjes në ndihmat humanitare në tërë Sirinë duhet të lehtësohet.
Kriza në Siri ka filluar në vitin 2011 me zgjerimin e pushtimeve të grupeve terroriste të përkrahura nga Amerika dhe aleatët e saj me qëllim rrëzimin e qeverisë legale dhe legjitime të Sirisë.