BE: Sulmet ndaj civilëve në Halep në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Bashkimi Evropian deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të pranojë intensifikimin e sulmeve ndaj civilëve në Halep dhe rrethinë nga ana e regjimit sirian dhe mbështetësve të tij, dhe se këto sulme janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, raproton AA.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri evropian për ndihmën humanitare dhe menaxhim të krizës, Christos Stylianides lëshuan një deklaratë të përbashkët lidhur me ngjarjet në qytetin Halep të Sirisë.

“Në 48 orët e fundit gjendja në Siri në mënyrë të shpejtë dhe dramatike po përkeqësohet. Bombardimi i civilëve dhe të pafajshmëve, sulmi ndaj tyre, lënia pa ndihma humanitare dhe ndërprerja e ujit janë në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare dhe se BE nuk do të pranojnë në gjë të tillë”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakKS i OKB-së diskuton për sulmet ndaj civilëve në Halep
Artikulli vijuesTë ndërpriten bisedimet me Serbinë