Kelmendi thotë se ka paditur Kurtin

Deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi thotë se e ka paditur Albin Kurtin për shkak të rrënimit të autoritetit të grupit Elkos. Në një konferencë për media organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Kelmendi dhe kryetari i AKB-së Agim Shahini, kërkuan që bizneset të lihen të lirë dhe të mos politizohen.

Deputeti Kelmendi tha se e ka paditur Albin Kurtin për shkak se ka rrënuar autoritetin e grupit Elkos. “Sidomos në kohën kur grupi Elkos është në kërkim të mjeteve financiare prej 100 milionë euro nga BERZH dhe Banka Botërore në funksion të zhvillimit të kompanisë në tregun e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi dhe ngritjen e punëtorëve që i kemi nga 2200 në 6000 dhe mendojmë që deri në vitin 2017-2018 qarkullimi ynë do të jetë mbi 1 miliardë euro dhe vetëm qarkullimi me Shqipërinë do ta kapërcejë qarkullimin që sot e ka shteti shqiptar me Kosovën.”
Kelmendi përmendi edhe kërcënimet që i kanë ardhur nga personi të cilit ia ka blerë pronën dhe kritikoi prokurorinë se nuk po merret me rastin. “Kërcënimi që më ka bërë me jetë, duke pasur edhe dëshmitarë dhe është për të ardhur keq që prej sot e kësaj dite asnjë organ hetues i prokurorisë nuk më ka ftuar dhe unë kam cekë qartë se po bëhet tash edhe një vit që e kam blerë pronën nuk kam pasur guxim të konfrontohem me njerëz të cilët qëndrojnë aty të armatosur”.
Kelmendi ka marrë mbështetje nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i cili kërkoi që edhe për çështjen e hetimeve ndaj privatizimeve, të shtohet kujdes gjatë deklaratave publike.
“Nëse e ka bërë të paligjshëm institucionet do ta vërtetojnë jo deklarimet. Dhe të tjerët qohen e thonë se ka bërë edhe kjo kompani, edhe ai apo ky person. Janë joparimore deklarimet, janë me ngarkesa politike dhe këtë ne dëshirojmë që të mos bëhen me ngarkesa politike por me fakte”.
Ndryshe, padia e sotme e Kelmendit ndaj kryetarit të Vetëvendosjes, vjen pas padisë që Vetëvendosje kishte bërë në adresë të Ramiz Kelmendit për shpifje. /rtklive/kohaislame

Artikulli paraprakGjeneva II: Mospajtime për qeverinë e tranzicionit në Siri
Artikulli vijuesPersoni pozitiv vs personi negativ