BeH: Ambasadorja amerikane e lumtur me rihapjen e xhamisë Ferhadija

Maureen Cormack, ambasadorja e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), deklaroi sot se është shumë e lumtur për pjesëmarrjen e saj në hapjen e xhamisë së Ferhat Pashës në Banja Llukë, dhe për pjesëmarrjen e madhe në këtë ngjarje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e vërtetë se në vitin 2006 dhe 2007, Ambasada amerikane përmes fondeve të ambasadës për restaurimin e monumenteve dha njërën nga donacionet e para”, tha ajo, duke shtuar se Ferhadija paraqet një monument të rëndësishëm historik.

Xhamia ‘Ferhat Pasha’ ishte kryevepër e shekullit 16-të, e arkitekturës së stilit osman. Ajo ishte një ndër 16 xhamitë që kishte qyteti i Banja Llukës, të cilat ishin shkatërruar nga serbët, për të fshirë çfarëdo gjurme se myslimanët jetonin aty, duke i përndjekur e vrarë ata.

Një përpjekje pas luftës, në vitin 2001, për ta vënë një gurthemel për rindërtimin e saj ishte ndërprerë nga një grup nacionalist serb, i cili sulmoi vizitorët myslimanë, duke lënduar dhjetëra prej tyre e vrarë një person. Forcat e NATO-s u patën detyruar t’i largonin ambasadorët e huaj nga vendi ku po mbahej ceremonia me helikopterë.

Ndërsa sot, autoritetet serbe të Bosnjës vendosën afër 1,000 policë për ta siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë, njofton agjencia e lajmeve AP.

Artikulli paraprakGormez: Sot është dita e pendimit për mëkatet ndaj njerëzimit
Artikulli vijuesMe prerjen e shiritit hapet xhamia e Ferhat Pashës në Banja Llukë