BeH, sot bëhet varrimi i 13 viktimave të luftës së fundit

Është e dhimbshme që nesër, gjatë funeralit të dhjetë kolektiv, do të varrosim 6 persona të panjohur”, tha Sinanoviç.

Në Qendrën Përkujtimore dhe kompleksin e varrezave të dëshmorëve-Veljaci sot pas faljes së namazit të xhenazes do të bëhet varrimi i eshtrave të 13 boshnjakëve të vrarë në luftën e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkivolet me mbetjet mortore të 13 boshnjakëve të Bratuncit, nga të cilët gjashtë nuk u identifikuan, janë nisur dje nga Qendra Përkujtimore e Tuzllës në Qendrën Memoriale dhe kompleksin e varrezave të dëshmorëve, ku në ora 13:25 do të fillojë falja e namazit të xhenazes.

Viktima më e vjetër e identifikuar është Fatima Osmanoviç, e cila ishte vrarë në vitet e 90-ta të jetës së saj, kurse më i riu ishte Hasmir Salihoviç, i cili ishte vrarë në moshën 17-vjeçare.

“Është e dhimbshme që nesër, gjatë funeralit të dhjetë kolektiv, do të varrosim gjashtë persona të panjohur. Kjo është kështu, sepse ish-fqinjët tanë dhe kriminelët e mëdhenj në Bratunac vranë 11 familje të tëra. Këto viktima nuk kishin askënd që mbijetoi dhe kush mund të jepte gjak për identifikimin e tyre”, thotë Shuhra Sinanoviç nga Shoqata ‘Gratë e Podrinjes’ nga Bratunci.

Duke kujtuar se krimet e luftës kurrë nuk harrohen, Ramiz Salkiç, Zv/presidenti i entitetit të BeH-së Republika Sërpska, shprehu pakënaqësitë e tij mbi mosveprimin e gjykatës dhe prokurorisë.

Artikulli paraprakAksidentohet autobusi në Turqi, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur
Artikulli vijuesNga qershori pensionet me rritje