Refugjatët myslimanë konvertohen në të krishterë për “të fituar azilin”

Ndërkohë që kishat vendore të Gjermanisë përballen me dukurinë në rritje të  braktisjes së tyre nga besimtarët tradcionalë, gjithnjë më shumë refugjatë të besimit islam zgjedhin të  konvertohen në fenë e krishterë. Kështu, në Gjermani nga viti 2014 e deri tash besimin islam me atë të krishterë e kanë ndërruar më shumë se 2000 veta, shkruan 20minuten.ch.

Kalimi në krishterizëm vihet re më tepër te afganët dhe kurdët. Sigurisht, një rol në këtë konvertim e luan fakti se në vendet e tyre të prejardhjes mbretëron një version më radikal i islamit”, shprehet koordinatorja e Zyrës për çështje integrimi dhe religjioni, Kathrin Anliker.

Shumica e refugjatëve që kalojnë në besimin e krishterë këtë e bëjnë duke kaluar në kishat e lira, jo tradicionale, përcjell albinfo.ch. Kështu, një kishë e lirë në Cyrih përmes pastorit të saj pers  bën kthimin e iranianëve dhe afganëve në krishterizëm. Në meshat e kësaj kishe marrin pjesë mesatarisht nga 69 veta

Por gjithnjë mbetet problematik motivi që i shtyn këta refugjatë të kalojnë nga feja islame në atë të krishterë. Anliker dallon tre motive: Së pari, ka refugjatë që në mënyrë të sinqertë ose nga bindja personale bëhen të krishterë. Së dyti, ka refugjatë myslimanë të cilët interesohen për krishterimin për të fituar qasje në shoqërinë vendore, përcjell albinfo.ch shkrimin e portalit zviceran. Por njihen edhe raste kur refugjatët udhëhiqen nga iluzioni se duke kaluar në krishterizëm i përmirësojnë shanset e tyre për të fituar azilin.

Mirëpo Lea Wertheimer nga Sekretariati Shtetëror për M igracion (SEM) thekson se në vendimin për dhënien ose jo të azilit, nuk luan asnjë rol konvertimi i personit të caktuar nga islami në krishterizëm. “Ne gjithmonë shikojmë rastet individuale nëse veprohet sipas ligjit të azilit ose jo.

(Albinfo.ch)

Artikulli paraprakTrump: Obama dhe Clinton janë themelues të ISIS
Artikulli vijuesMuftiu i Zagrebit u zgjodh anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve