Bëhen 23 vjet nga koha kur shtëpitë përdoreshin si fakultete

Vitet 1989-1990 shënuan fillimin e përpjekjeve të pandalshme serbe për ta shkatërruar arsimin e lartë në Kosovë.
Me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në krye të Serbisë, një figurë ultranacionaliste e politikës serbomadhe, i cili nxiti kundër shqiptarëve politika nacional-shoveniste, së pari në mesin e serbëve të Kosovës, më pastaj edhe në Serbi e më gjerë, shkolla shqipe në Kosovë, në veçanti Universiteti i Prishtinës, mori goditje të mëdha që çuan deri në rrezikimin serioz, me përmasat e shkatërrimit të arsimit shqip.
 
Pushteti nacionalist serb u angazhua për ndryshimin dhe ndalimin e shollës shqipe në Kosovë.
 
Gjendja në universitet erdhi duke u përkeqësuar, krahas gjendjes në gjithë Kosovën. Qendra universitare nuk ishte më streha e studentëve dhe as e profesorëve shqiptarë, raporton KP.
 
Sapo u mbyll semestri veror i vitit akademik 1990/91, më 28 qershor 1991, në ditën e Vidovdanit, (festë fetare serbe) Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës.
 
Gjatë vitit të ri akademik udhëheqësja e dhunshme, e dominuar nga kuadrot serbo-malaziase, e rritën numrin e studentëve për 923 studentë, kryesisht studentë serbë të sjellë nga viset e ndryshme të Serbisë dhe të Malit të Zi.
 
Më 21 gusht 1991 grupi i Helsinkit në Vjenë lëshoi një deklaratë, ku konstatohej se arsimi shqiptar në Kosovë më nuk ekziston dhe se është shkatërruar nga Serbia.
 
Porse, me fillimin e vitit 1992, synohet të gjenden mundësitë dhe format që shkolla shqipe të fillojë të jetë aktive.
 
Më 14 shkurt 1992 Universiteti i Prishtinës njofton se më 17 shkurt 1992 do të fillojë mësimi në nivelin universitar. Më 17 shkurt 1992 fillon viti akademik në shtëpi-fakultete.
 
Në vitin 2008 është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, një vendim në mënyrë që t’u njihet gjithë mësimdhënësve të Republikës së Kosovës periudha 10 vjeçare e kaluar gjatë kohës së okupimit. /Telegrafi/
Artikulli paraprakRrëfimi i një gruaje e cila u dhunua nga barbarët serb: "Dëshiroja që dikush të ma shkrepte një plumb në kokë dhe të vdisja”
Artikulli vijuesMos e themeloni Gjykatën Speciale