Komuna e Graçanicës me logo të kundërligjshme

ZYRTARËT KOMUNALË TË GRAÇANICËS JANË DUKE SHKELUR LIGJIN PËR PËRDORIMIN E SIMBOLEVE DHE NJË VENDIM TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NR. 11/08, DUKE PËRDORUR NJË LOGO TË JASHTËLIGJSHME.

Ata shpërfillin kërkesën e Ministrisë së Administratës së Pushtetit lokal për ta ndërruar këtë logo, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetë zyrtarët e Graçanicës nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështjeje. Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte rrëzuar një vendim të KK të Prizrenit për po të njëjtën çështje, duke konsideruar se logoja e kësaj komune përmbante objektin e Lidhjes së Prizrenit dhe vitin 1878.

Zyrtarët e MAPL-së thonë se e drejta e përdorimit të gjuhëve në Republikën e Kosovës është e garantuar me nenin 5 të Kushtetutës e Republikës së Kosovës, neni 2 i Ligjit nr. 02/L37, të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe neni 9 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje lokale, për përdorimin e gjuhëve në komuna. Por, që simbolet duhet të jenë në përputhje ligjore.

Artikulli paraprakAmbasadorët e SHBA, Britanisë e Francës lëshuan mbledhjen që të mos e dëgjonin atë të Sirisë
Artikulli vijuesMbyllet rrethimi në Aleppo: “a është ky civilizimi” pyesin banorët e bombarduar si të ishin në ferr