Bëhet i ditur emri i organizatorit të sulmit në Stamboll

Akhmed Chatayev, nga rajoni i Kaukazit në Veri të Rusisë, është kryesuesi i sulmit të së martës, që lanë të vdekur 43 persona, transmeton lajmi.net.

Mediat turke njoftojnë se burri me nofkën “Akhmed One-Arm”, ka organizuar sulmin.

CmOd0O4WYAEg2cu

“Ai është, ndoshta armiku numër 1 në rajonin e Veriut të Rusisë. Ai ka udhëtuar shumë herë në Siri dhe u bë një prej togerëve të lartë në ISIS”, tha Brianna Keilar.

Zyrtarët gjithashtu thanë se dy sulmuesit tjerë ishin nga Uzbekistani dhe Kirgistani. /lajmi.net

 

Artikulli paraprakRinia e Çairit: I madh e i vogël në ndihmë të skamnorëve; Ta fitojmë shpërblimin te Zoti
Artikulli vijuesMegjithatë, duhani nuk largon stresin!