Turizmi shihet si mundësi për zhvillimin e Junikut

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidatët për kryetar të Komunës së Junikut kanë prezantuar ofertën e tyre.

Agron Kuçi kandidat për kryetar të Junikut, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se programi i tij lidhet me zhvillimin ekonomik të kësaj komune. “Ne po punojmë në ndërtimin e rrugës për Gjeravicë, po punojmë në zhvillimin e turizmit, e prezantimin e trashëgimisë në këtë komunë. Po investojmë në bujqësinë. Do të ndërtojmë një digë për të mundësuar ujitjen e tokave jo vetëm në këtë komunë, por edhe me gjerë. Do të punojmë edhe në një projekt për gështenjat”, theksoi ai.

Kurse Tahir Isufaj kandidat për kryetar të Junikut, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kritikoi punën që e ka bërë komuna në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Junikut. “Unë do të punoj të ndaloj të keqen në komunë. Unë do të punojë në përmirësim të arsimit, turizmit, kulturë, rini, sport, do ët punojmë për të përmirësuar në infrastrukturë cilësore”, theksoi ai.

Ndërsa Fatos Shala kandidat për kryetar të Junikut, nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), theksoi se plan programi i tij ka të bëjë me qytetarët e Junikut. “Do të kemi fokus shëndetësinë, arsimi do të ketë më shuam vëmendje. Do të investojmë më shuam në arsim. Buxheti do të shkoj më shuam në shëndetësi e arsim, si dhe të gjithë bizneseve të u ndihmoj njëjtë. Bizneset janë ata që duhet vlerësuar. Duhet do të ndërtojmë rrugë që do të zhvillojmë turizmin”, theksoi Shala.

Edhe Sylë Gaxherri kandidat për kryetar të Junikut nga Lëvizja Vetëvendosje, vlerësoi se do të ketë efikasitet në këtë komunë nëse merr besimin e qytetarëve të Junikut. “Arsimi do të jetë prioritet në qeverisjen time. Po ashtu edhe shëndetësia do jetë në prioritet timin, kurse tjetër prioritet do të kemi bujqësinë. Kjo komunë është komunë rurale dhe duhet të shikohet për të investuar në këtë komunë, tha Gaxherri.

Ndryshe RTK për çdo natë prej orës 21:00 organizon debatin me kandidatët për kryetar të komunave. Nga ora 22:30 vazhdohet me kronikën Zgjedhore dhe nga ora 23:00 me analizën zgjedhore..

 

Artikulli paraprakJa pamjet e atentatit tek “Komuna e Parisit”
Artikulli vijuesEkskluzive:Besniku 18 vjeqar që kishte shkatërruar tanket serbe në kohën e luftës! (video)