Bëhet rrafsh me tokë Vila e Rexhep Selimit në Prevallë

Oxhaku prej tullave qëndron ende në këmbë. I vetmi që tregon se familja Selimi deri para një jave ka ndezur zjarr në të.

Vila prej druri, pronë e përbashkët e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, dhe vëllezërve të tij, është bërë rrafsh me tokë.

Bashkë me të, në gërmadha janë kthyer edhe dhjetëra vila tjera, të ndërtuara pa leje në fshatin turistik në Prevallë, të komunës së Prizrenit.

Fat i njëjtë i pret edhe 160 vilat, pronarët e të cilëve kanë investuar dhjetëra mijëra euro, për t’i ngritur ato sipas planeve të përcaktuara të ndërmarrjes private ‘Is Company’, e cila e menaxhon kampingun veror në Prevallë me leje të Komunës së Prizrenit.

Por, ka dy vite që kësaj kompanie i ka skaduar leja për ndërtime dhe menaxhim, ndërsa nuk i ka ndërprerë aktivitetet në terren. Kjo ka nxitur intervenimin e Ministrisë së Mjedisit, e cila ka konstatuar se është degraduar kjo zonë turistike dhe para 15 ditësh u ka dhënë ultimatumin e fundit për ti rrënuar objektet.

Megjithatë, këtë ultimatum nuk e kishin marrë seriozisht as pronarët e vilave e as të kompanisë menaxhuese deri të premten e javës së kaluar buldozerët kanë filluar punën për rrënimin e tyre. Tani shumica prej tyre po i largojnë vetë, ndërsa kohë pas kohe inspektorët e ministrisë, në asistencë të policisë, po i përcjellin si po ecin punët.kohaislame

Artikulli paraprakKomandanti i policisë në veri, pjesëmarrës në vrasjen e familjes Jashari?!
Artikulli vijuesKaos në KEK, vetëm dy blloqe aktive