Komandanti i policisë në veri, pjesëmarrës në vrasjen e familjes Jashari?!

Komandanti i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Djuric, si duket ka qenë pjesë e luftimeve që janë zhvilluar kundër familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz në vitin 1998.

Në një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetin social Facebook, që sipas shpërndarësve të saj (fotografisë) është Nenad Djuric, ai shihet pranë shtëpive të Jasharajve të cilat ishin bërë rrafsh me tokë në vitin 1998 nga okupatori serb, aksion në të cilin humbi jetën Adem Jashari me familje.

Ndryshe, Djuric, është emëruar komandant I Policisë së Kosovës për veriun e Kosovës, nga institucionet e Kosovës, pasi emri I tij ishte propozuar nga delegacioni serb në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.kohaislame

Artikulli paraprakSot mbahet mbledhja e Londrës e të ashtuquajturve "Miqtë e Sirisë"
Artikulli vijuesBëhet rrafsh me tokë Vila e Rexhep Selimit në Prevallë