Behgjet Pacolli i dha goditje të fortë shpifësit Enver Robelli

Ish presidenti Behgjet Pacolli, duket se ka fituar betejat e para të drejtësisë kundër gazetës gjermane “Die Welt” dhe shantazuesit Enver Robelli. Ai për këtë, ka postuar në faqën e tij zyrtare në facebook, dëshminë nga gjykata.

A ju kujtohet miqtë e mi, se gazeta gjermane ‘Die Welt’ pati publikuar një artikull shpifës për mua dhe kompaninë time në muaj prill të këtij viti (këtë artikull pastaj e ribotuan në Kosovë disa gazeta dhe portale në menyrat e veta, madje me tituj bombastike pa asnjë verifikim të fakteve apo ndonjë të vërtetë në shkrim), duke u bazuar në një “tregim” të njërit nga Likofci i Drenicës.

Merre me mend të dashur miq, një gazetar gjerman (njëfarë Kálnoky) shkon në fshatin Likofc me marrë dëshmi për mua! Atëherë, duke e lexuar artikullin e tij, më shkonte mendja gjithmonë të disa ashtuquajtur gazetarë të kafeneve të Prishtinës.

Sa i përkët ‘Die Welt’, unë e pata denoncuar këtë dhe instanca e parë e gjyqit me dha të drejtë dhe i denon shpifësit e shpërndarësit e temave të këtij artikulli deri me 250 mijë euro. Tani edhe shpifësit e tjerë që promovuan këtë artikull do të gjenden shpejt në bankën e të akuzuarve.

Është instanca e parë e një procesit, që me siguri do të zgjatë shumë. Eshte e drejte qe sankcionohet ribotimi dhe shperndarja e te pavertetes.Dhe në këtë proces, në menyrë absolute do të sillen në banken e të akuzuarve të involvuarit, dhe kolaboratorët e këtij gazetari.

Artikulli paraprakGjuetia e turpshme e ujërave të turbullt – Justinian Topulli
Artikulli vijuesProfesori bullgar pranoi Islamin duke përkthyer Kur’anin