Profesori bullgar pranoi Islamin duke përkthyer Kur’anin

Profesori i letërsisë klasike arabe ka pranuar Islamin pas studimit dhe përkthimit të Kur’anit në gjuhën bullgare, njoftojnë mediume botërore dhe lokale bullgare.

Prof. dr. Svetan Teofanov, punon në departamentin e letërsisë klasike arabe në Universitetin e Sofjes, ku ligjëron Kuranin dhe tefsirin. Ai deri tani ka publikuar disa libra, si dhe tefsirin e Kuranit.

Dr. Teofanov ka mbaruar doktoraturën në Qendrën për studimet islame në Oxford, ndërsa doktoraturën e dytë e ka mbaruar në institutin e Orientalistikës në Moskë.

Dr. Teofanov thotë: “Para shumë viteve, me kërkesë të shtëpisë botuese shtetërore, fillova të përkthej Kuranin e Shenjtë. Kjo ishte në kohën e socializmit. Shumë shpejt pasi që fillova me punën në vitin 1989 ndodhi tranzicioni demokratik, ndërsa shtëpia botuese falimentoi dhe përkthimi i Kuranit në gjuhën Bullgare nuk u botua atë vit. Megjithatë edhe më tej punoja në përkthimin e Kuranit dhe që atëherë ndryshoi edhe jeta ime. Fillova ta kuptoj më mirë këtë libër madhështorë tonin dhe e doja me gjithë zemër.”

2Dr. Teofanov, i cili vazhdoi të ligjëroj në universitet, duke u fokusuar në gjuhën arabe, thotë se pranimi i islamit i hapi shumë dyer si dhe iu shtua interesimi edhe më shumë për avancimin e gjuhës arabe në jetën akademike.

“Kur fillova me përkthimin, Kur’anin e konsideroja si një libër të thjeshtë. Me kalimin e kohës fillova ta kuptoj më thellë tekstin kuranor. Në kolegj lexoja komentimet e Kuranit, mirëpo sinqeritetin dhe vërtetësinë e tij e ndjeva kur mbarova me përkthimin. Rruga ime e mohimit të Kur’anit ishte e gjatë, ndërsa në fund e pranova Islamin dhe tani jam musliman.”/Islampress

Artikulli paraprakBehgjet Pacolli i dha goditje të fortë shpifësit Enver Robelli
Artikulli vijuesUNHCR: 90% e refugjatëve sirian në Liban jetojnë me borxhe