‘Bëhu burrë’: Një mënyrë e keqe për të edukuar një djalë

0
123

Një studim i kryer nga disa psikolog në Amerikë ka treguar që prindërit, ku u thuan djemve gjatë procesit të rritjes që të bëhen burra, ndodh që i ndikojnë për keq në karakterin e tyre.

“Mos qaj”, ‘Mos bëj si goc”, ‘Bëhu i ftohtë”, “Mëso grushtet”, janë disa nga fjalët plot trysni që ushtrojmë te djemtë. Kjo vlen dhe për nënat që rrisin djem. Por, pikërisht shprehja ‘bëhu burrë’, ndonjëherë të çon në konceptin komplet të gabuar duke shkaktuar te fëmijët një ndryshim të karakterit të tyre deri në ekstrem.
“Kur ia shpreh këto fjalë një djali të mitur, e para e bën që ai të ndjehet i pasigurt në maskilitetin e tij”, shprehet Michael Kimmel, sociolog.
Të tjera studime tregojnë se ti fëmijës i ke induktuar të vendosë një maskë në fytyrë. Ai nuk duhet të dëshmojë emocione, jo ato ekstremet, përndryshe ai nuk quhet burrë. Të tjerë që nuk e kanë përballuar janë kritikuar, janë fyer dhe kanë rënë në gjendje të tillë psikologjike sa kane arritur deri në vetëvrasje.
“Duke mos qarë, i mban emocionet e mbyllura brenda gjatë gjithë kohës dhe në një çast më pas, mbushet kupa dhe ti zemërohesh dhe shpërthen dhe shpërthimi do të jetë dhunë, zemërim deri në marrje jete”.
Por ky maskilizëm, këto fjalë ndjehen kudo, kurdo dhe ky koncept është i gabuar, ka ardhur koha ta ndryshojmë, duke nisur së pari nga vetja jonë. Kjo është një video-spot për të kuptuar sesi shkatërrohet psikologjikisht shoqëria mashkullore nga maskilizmim i tepruar./Shekulli/kohaislame