Ushtrimet fizike e kthjellojne trurin

Ushtrimet fizike ndikojnë që truri të kthjellet, ngase si shkak i ushtrimeve fizike gjaku sjell më shumë oksigjen në tru.

“Në disa vitet e kaluara kemi ardhur deri tek disa të dhëna rreth ndryshimeve neurologjike, e që bëhet fjalë për mekanizmin që është mjaft specifik për trurin”, thotë Dejvid Buçi, profesor për shkencën dhe trurin.

Në bazë të këtyre hulumtimeve, Buçi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë arritur tek disa përfundime se ndikimi i ushtrimeve ndikon në kujtesë e po ashtu edhe në tru.

Është zbuluar gjeni i cili cakton se deri në ç’masë ushtrimet kanë efekt pozitiv. Buçi ka filluar ta vëzhgojë lidhjen midis ushtrimeve dhe kujtesës ngase nuk pajtohet që çrregullimet të shërohen vetëm me ilaçe.

“Ideja që fëmijëve në moshë të re t’ju jepen ilaçe është shqetësuese”, paralajmëron Buçi, duke shtuar se ende nuk dihen pasojat e mëvonshme të dhënies së ilaçeve në atë moshë, por thekson se një është e sigurt se nuk janë pozitive./ikub/kohaislame

Artikulli paraprakMigrena “i merr frymën” trurit.
Artikulli vijuesPutin: Pse vetëm Rusia duhet të rishqyrtojë qëndrimin e saj në Siri?