Belgët – më të pasurit në BE

Belgët për nga vëllimi i kursimeve janë më të pasurit ndër banorët e Bashkimit Europian, njoftoi të enjten gazeta Le Soir. Sipas informacionit të gazetës në Belgjikë kursimet mesatare për familje arrijnë në 67.158 €.

Bazuar në këtë tregues banorët e Mbretërisë së Belgjikës ndiqen nga shtetasit e Holandës (61.219 €), Luksemburgut (60.366 €), Francës (41.407 €) dhe Gjermanisë (38.702 €).

Ndërkohë, sipas një studimi të përbashkët të kohëve të fundit të Institutit francez të studimit të opinionit publik “Ipsos” me kanalin televiziv RTL-TVi dhe gazetën Le Soir, 2,3 milionë prej pak më shumë se 11 milionë belgëve aktualisht jetojnë përtej kufirit të varfërisë.

Artikulli paraprakEdhe Holanda do t'i bashkohet Francës në luftë kundër muslimanëve në Mali
Artikulli vijuesMoskë, vritet kreu i mafias ruse