Belgjika e sigurtë, Islanda e fortë edhe për Holandën

Kanë filluar sonte ndeshjet kualifikuese pë “Francë 2016″, ndërsa në shumë ndeshje kishte befasi që pak kush i kishte pritur. Pikërisht ishte reprezentacioni i Islandës që e befasoi Holandën në Amsterdam Arena. Islandezët shënuan fitore me rezultat minmal 1:0, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Grupit A të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll. Holanda nga minuta e 33-të ka qenë e hendikepuar, pasi që futbollisti Bruno Martins Indi është përjashtuar me karton të kuq.

Kjo epërsi numerike u reflektua në pjesën e dytë kur Holanda pësoi edhe gol. Në minutën e 51-të, Gylfi Sigurdsson pengohet në mënyrë të palejueshme dhe penallti. Gylfi Sigurdsson ishte i pagabueshëm nga penalltia, megjithëse gjuajtjen e tij e hetoi portieri, por jo edhe ta ndalë.

Belgjika bëri lojë të mirë dhe arkëtoi tri pikë domethënëse në përballje me Bosnjën, duke fituar me rezultat 3:1, në takimin e grupit B. Boshnjakët e filluan shumë mirë dhe qysh në minutën e 15-të i ndëshkuan vendasit përmes Dzekos. Mirëpo, Belgjika këndellet shumë shpej dhe brenda 8 minutave barazoi rezultatin, 1:1.

De Bruyne për mrekulli ka asistuar deri të Fellaini, duke shënuar për 1:1. De Bruyne nuk lejoi që pjesa e parë të përfundoi baras, por realizoi për rezultatin 2:1 në minutën e 44-të. Në minutën e 78-të, Eden Hazard nga penalltia thelloi fitoren (3:1) e belgëve. Belgjika arkëtoi tri pikë të mëdha dhe përforcon vendin e dytë me 14 pikë, kurse Bosnja është e pesta me 8 pikë dhe e pret punë e madhe që të luftojë për vend të tretë që e shpie në barazh për një vend në Francë.

Kroacia nxori një pikë në udhëtim, ku luajti pa gola (0:0) me Azerjbaxhanin, në ndeshjen e grupi H. Kroatët ishin favoritë, por nuk ia dolën që të kthehen me tri pikë. Kroacia pati posedimin e topit 62 për qind në krahasim me vendasit 38 për qind.

Malta i ka rezistuar Italisë deri në minutën e 69-të, megjithatë pësoi gol, kur shënues ishte Pelle. Italia merr kryesimin në grup me 15 pikë, duke lënë pas Kroacinë me 14 sosh etj.

Grupi A

Holanda-Islanda 0:1
Turqia-Letonia 1:1
Çekia-Kazakistani 2:1

Tabela

1. Islanda 7 6 0 1 18
2. Çekia 7 5 1 1 16
3. Holanda 7 3 1 3 10
4. Turqia 7 3 3 2 9
5. Letonia 7 0 4 3 4
6. Kazakistani 7 0 1 6 1

Grupi B

Qipro –Uellsi 0:1
Izraeli-Andorra 4:0
Belgjika-Bosnja 3:1

Tabela

1. Uellsi 7 5 2 0 17
2. Belgjika 7 4 2 1 14
3. Izraeli 7 4 0 3 12
4. Qipro 7 3 0 4 9
5. Bosnja 7 2 2 3 8
6. Andorra 7 0 0 7 0

Grupi H

Azerbajxhan-Kroacia 0:0
Bullgaria-Norvegjia 0:1
Italia-Malta 1:0

Tabela

1. Italia 7 4 3 0 15
2. Kroacia 7 4 3 0 14
3. Norvegjia 7 4 1 2 13
4. Bullgaria 7 2 2 3 8
5. Azerbajxhani 7 1 2 4 5
6. Malta 7 0 1 6 1

Artikulli paraprakArrestohet tetovari që e qëlloi me armë zjarri nënën e tij (FOTO)
Artikulli vijues14 veta në burg për shkak të vjedhjes së rrymës