Raporti i UEFA: Skënderbeu manipuloi të paktën 50 ndeshje, Ridvan Bode i përfshirë

UEFA ka zbardhur dokumentin mbi bazën e të cilit skuadra e Skënderbeut u përjashtua nga 1 vit nga kompeticionet europiane me akuzën e trukimit të ndeshjeve.

Në dokument thuhet se Skënderbeu është përfshirë prej 6 vitesh në manipulime ndeshjesh me qëllim përfitime nga bastet.

“Sistemi i Detektimit të Mashtrimeve të Basteve, me saktësi ka konfirmuar para panelit se klubi Skënderbeu ka qenë i përfshirë vazhdimisht në aktivitete manipulimesh rezultatesh në ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare në 6 vitet e fundit”, thuhet ndër të tjera në raport.

Raporti i UEFA sqaron se skuadra e Skënderbeut, në harkun e këtyre viteve ka trukuar të paktën 50 ndeshje, 41 nga të cilat në kampionatin shqiptar, 6 ndeshje miqësore, 5 ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe 2 ndeshe të Europa League.

Në raport përmendet edhe emri i deputetit demokrat të Korçës dhe ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, i cili sipas UEFA është gjithashtu i përfshirë në trukimin e ndeshjeve si personi që privatizoi klubin e Skënderbeut. Sipas raportit, Bode ka ndërhyrë tek Dinamo dhe Shkumbini.

Artikulli paraprakSHBA ‘tregon forcën’: Destrojeri që kushton 4.3 miliardë USD
Artikulli vijues10 mënyra si të stërvitni trurin dhe të relaksoheni në të njëjtën kohë