Belgjika hap "Shtëpinë e sigurtë" për meshkujt e keqtrajtuar në familje

“Shtëpia e sigurtë” për meshkujt, të cilët kanë përjetuar dhunë në familje, muajin e ardhshëm do të jetë e hapur në qytetin belg Mechelen, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Meshkujt mund të abuzohen në familje nëse partnerja e tyre bashkëshortore ka besime të ndryshme fetare. Ka raste kur edhe familja e bashkëshortes përzihet në raportet bashkëshortore”, thotë Yolanda Switten nga Qendra për Çështjet Sociale në Belgjikë. Switten theksoi se edhe në martesat të gjinisë së njëjtë ndodh dhuna në familje dhe se kjo qendër do të pranojë edhe këto viktima. 
 
Sipas të dhënave të Qendrës për Çështjet Sociale në Belgjikë një nga dhjetë gratë është viktimë e dhunës në familje, ndërsa nga njëzet meshkuj njëri është viktimë e dhunës. 
Artikulli paraprakVaji i ullirit mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene
Artikulli vijuesParis, lirohen gazetarët e Al-Jazeeras një ditë pas arrestimit për rastin "dron"