Mursi: Do ta derdhi gjakun tim!

Ish presidenti i egjiptit Muhamed Mursi, i cili rishtas u dënua me 20 vite burg, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shprehet me disa fjalë madhështore.
“Ruajeni Egjiptin, ruajeni revolucionin. Ruajtja e revolucionit të cilin ne e fituam me djersën tonë dhe me gjakun e dëshmorëve tonë. Dhe me marshimet tona për 2 vite me radhë, ruajeni të gjithë ju”. Ndër të tjera ai bënë edhe pyetje retorike se si ta ruajmë revolucionin duke ua kthyer se: “Unë jam i gatshëm”.
Në fund të fjalimi të tij 3 minutash, ai e përfundon me një ajet Kuranor e cila ka për qëllim lutjen për mos devijimin nga misioni i tyre: “”Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tende, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.”
 
Artikulli paraprakAmnesty International: Mursi të gjykohet në gjykatë civile, ose të lirohet
Artikulli vijues250 mijë veta kanë kërkuar shtetësinë e Liberlandit