Belgjikë, në operacionin antiterrorist arrestohen dy vëllezër

Në operacionin antiterrorist në Belgjikë dy vëllezër për të cilët dyshohej se janë në përgatitje të sulmit u shoqëruan në polici, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Prokurorisë Federale belge mbrëmë në kuadër të luftës kundër terrorizmit policia ka kryer bastisje në shtatë shtëpi në qytetin Mons dhe një në Liege.

Në këto bastisje nuk u gjetën armë dhe lëndë shpërthyese, ndërsa Noirredine H. dhe vëllai i tij Hamza H. u shoqëruan në polici.

Artikulli paraprakShpërthim në Afganistan, dy të vdekur dhe pesë të Plagosur
Artikulli vijuesDeputeti Gjerman pranoi fenë Islame