Zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se nuk do t’i heqin strukturat paralele në Kosovë, derisa kanë theksuar se ndarja nuk është temë për Beogradin, meqë nuk është në pëputhje me Kushtetutën.
Shefi i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullin, në një intervistë për mediat serbe është shprehur se nuk beson se heqja e institucioneve të Serbisë në Kosovë do të jetë kusht për anëtarësimin në BE.
“Së pari pesë shtetet anëtarë të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën sei shtet. Dhe e dyta është e pamundur që BE të kërkojë nga shtetet që duan të bëhen anëtare, që të shkelin ligjet dhe Kushtetutën e tyre”, është shprehur Vullin, transmeton rel.
Ai ka thënë se realiteti në terren është i tillë, sa që “derisa ka serbë në Kosovë, ajo nuk mund të jetë shtet i pavarur”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është zëvendësim i Ministrisë për Kosovë, që ekzistonte deri në këtë mandat.
Ndryshe, heqja e struktuarve paralele serbe të sigurisë dhe të fushave tjera është kërkesë e vazhdueshme që i bëhet Serbisë nga qendrat perëndimore.
Prishtina zyrtare nuk i kontrollon ende komunat me shumicë serbe që gjenden në veri të vendit./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Istog, gjen kuletën me mijëra euro por ia kthen pronarit
Mbi 2 mijë euro do të mund të bëheshin të tija, sikurse Blerim Shabanaj nga…
By
1 Min Read
139 kandidatë dhanë provimin e Jurisprudencës
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mori pjesë në solemnitetin e dhënies së certifikatave të provimit…
By
1 Min Read
A DO TË “DIGJET” PËR HERË TË PESTË XHAMIA E IBRIT?
Sipas disa të dhënave në Kosovë në vitet e luftës 1998-99, janë rrënuar tërësisht ose…
By
5 Min Read
Dekadën e fundit në Kosovë u importuan mbi 350 mijë tonë mish pule
Mungesa e prodhimit të brendshëm të mishit të pulës, bënë që Kosova të importojë shumë…
By
4 Min Read
Për kryeministrin Mustafa rritja ekonomike ishte e konsiderueshme
Kryeministri Isa Mustafa, në një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se…
By
1 Min Read
“Demarkacioni s’i vonon vizat”
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, mbetet optimist se tërheqja e Marrëveshjes për Demarkacionin e…
By
1 Min Read
