UP s’ka më privilegje për familjarët e kategorive të luftës

Sa herë ka pasur zgjedhje në Kosovë, partitë në pushtet kanë rritur kuotat e regjistrimeve në Universitetin e Prishtinës. Por, sivjet kanë vendosur të ulin numrin e studentëve për më shumë se 2300 vende. Veç kësaj, s’do të kenë privilegje familjarët e kategorive të dala nga lufta.

Vetëm pakicat janë të privilegjuara, duke ua siguruar 328 vende në UP. Mirëpo, sivjet, Ministria e Arsimit dhe Rektorati i UP’së kanë vendosur të zvogëlojnë numrin e studentëve krahasuar me vitin e kaluar për 2 mijë e 348 studentë.

Vitin e kaluar ishin regjistruar 10 mijë e 128 kurse sivjet vetëm 7780 studentë. Veç kësaj, sivjet është qartësuar se nuk do të ketë probleme me fëmijët e kategorive të dala nga lufta, pasi edhe ata do të jenë të barabartë me të gjithë studentët tjerë. Sivjet, Rektorati ka privilegjuar komunitetet pakicë, duke lënë 328 vende për shtetasit e Kosovës të komuniteteve jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe kroat, shkruan Gazeta Express.

Risitë e këtij viti janë ulja e numrit në drejtime shoqërore dhe rritja në ato shkencore dhe në pragun kalueshmërisë për pranim nga 30% në 40%. Ndërkohë, sivjet, drejtimet shoqërore do të kenë më pak studentë për dallim prej shkencave natyrore.

Kështu, në Fakultetin Filozofik në këtë vit akademik do të pranohen 540 studentë, 375 më pak se në vitin e kaluar ku ishin pranuar 915. Edhe numri i atyre që do të jenë më korrespodencë do të ulet për 87%. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Matematikore numri është rritur. Nga 546 është rritur në 625, rreth 9%. Një ulje e numrit të studentëve është vërejtur në Fakultetin Filologjisë. Nga 1008 numri është ulur në 640. Risi tjetër në këtë fakultet është se nuk do të pranohen studentë me korrespodencë

Ndërsa Fakulteti Juridik i cili ishte i vërshuar nga studentët, numri kësaj here do të ulet për më shumë se 50%. Nga 1863, sivjet do të pranohen 900 studentë prej tyre 700 të rregullt dhe 200 me korrespodencë. Edhe fakulteti Ekonomik nuk do të pranojë shumë studentë. Ngjashëm me atë të Juridikut numri do të ulet për 535, nga 1915 në 1380.
Në anën tjetër, adhuruesit e shkencave teknike do të gëzohen.

Në fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë numri do të rritet nga 121 në 330. Kurse për fakultetet si Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuteri,Mjekësisë dhe Arteve numrat nuk ndryshojnë shumë. Konkursi ishte shpallur me datën 08.07.2015 dhe është mbyllur të ejten me datë 16.07.2014. Numri i atyre që aplikuan ishte mbi 12 mijë.

Nga 7880 studentë, 7330 do të jenë të rregullt dhe 550 studentë më korrespodencë. Edhe këtë vit do të pranohen student nga rajoni, ku është paparë që 370 studentë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do të pranohen në fakultete ku është paraparë kuota. Edhe komunitet jo-shumicë e do të kenë një garë mes vete ku do të pranohen gjithsej 328.kohaislame
Artikulli paraprakKrasniqi: Të rritet cilësia e prodhimeve bujqësore
Artikulli vijuesRriten pagesat për 30 mijë familje me asistencë sociale