Beogradi ngritet në këmbë në protestë kundër Vuçiçit

0
122
Beograd, 12. januara 2019. - U Beogradu je veceras odrzana sesta protestna sestnja pod sloganom "Jedan od pet miliona", a njeni ucesnici su ponovili ranije zahteve. Kolona je krenula sa platoa ispred Filozofskog fakluteta i kretala se Svetogorskom i Takovskom ulicom pored RTS-a, zatim kroz Kneza Milosa, Kralja Milana i Terazija. FOTO TANJUG/ FILIP KRAINCANIC/ bk

Më shumë se 10 mijë njerëz marshuan rrugëve të Beogradit mbrëmjen e së shtunës, për të vijuar protestat kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe partisë së tij në qeveri “SNS”, duke kërkuar më shumë liri për mediet si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protestuesit e mbledhur bashkë nga “Aleanca për Serbinë”, një grupim i 30 partive opozitare dhe organizatave të ndryshme, mbanin parulla ku lexohej “Sapo ka nisur” dhe thërrisnin në kor “Vuçiq hajduti”, në të tetën fundjavë radhazi të pakënaqësisë së shprehur përmes demonstratave. Edhe protestat e mëparshme kanë pasur thuajse të njëjtin numër pjesëmarrësish.

“E vetmja kërkesë që ne kemi, është që ky regjim djallëzor të largohet”, tha aktori Branislav Trifunoviq, që iu adresua protestuesve siç ka bërë edhe gjatë javëve të kaluara. “Duam zgjedhje, por liria është mbi gjithçka”, shtoi më tej ai, transmeton Tch.

Nga zyra e Vuçiqit nuk është lëshuar asnjë reagim. Në të kaluarën, presidenti është shprehur se nuk do të përulet përpara kërkesave të opozitës për reformë zgjedhore dhe përmirësim të lirisë së shtypit, “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në shesh”, por gjithsesi shprehu vullnetin që të testojë popullaritetin e partisë së tij në zgjedhje të parakohshme.

Protestat e fundit vijnë pas vizitës në Beograd të presidentit rus, Vladimir Putin, i mirëpritur gjatë së enjtes nga dhjetëra mijëra njerëz, të mbledhur nga mbarë Serbia.

“Kam ardhur këtu të shpreh pakënaqësinë time me këtë elitë sunduese”, thotë një pensioniste 64-vjeçare, Liljana Zivanoviq. “Ata (SNS dhe Vuçiqi) kontrollojnë të gjitha mediet. Jam lodhur me korrupsionin e pafund”, shtoi më tej ajo.

Protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera të Serbisë, ndërsa të premten u zhvilluan edhe në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh; në qytetin jugor të Nishit dhe disa të tjerë, edhe pse numri i pjesëmarrësve jashtë kryeqytetit mbetet gjithsesi i vogël.