Kryebashkiaku i Nju Jorkut merr pjesë në faljen e namazit të xhenazes për imamin e vrarë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, u është bashkangjitur mijëra njerëzve të hënën pasdite për faljen e namazit të xhenazes së imamit dhe ndihmësit të tij, të qëlluar për vdekje pas daljes nga xhamia të shtunën pasdite.

“Dëshiroj t’ju siguroj se i gjithë Nju Jorku është me ju,” tha de Blasio teksa iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë mortore. “Jam këtu për t’ju ofruar ngushëllimet e mia në emër të 8.5 milionë njujorkezëve.”

Ai i vlerësoi imamin dhe ndihmësin e tij si shembuj të “mirësisë dhe drejtësisë”, duke u zotuar njëkohësisht se do të bëhej çmos për t’i sjellë para drejtësisë kryesit e vrasjeve. “Ju garantoj për këtë,” premtoi kryebashkiaku.

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e imamit Maulana Alauddin Akonjee dhe ndihmësit e mikut të tij, Thara Miah, por nuk është ngritur asnjë padi formale deri tani.

Pavarësisht besimit të muslimanëve se vrasjet janë motivuar nga retorika antimuslimane dhe kundërScreenshot_1 emigracionit në politikën kombëtare, policia e Nju Jorkut nuk ka përcaktuar akoma ndonjë motiv.

Zëdhënësi i familjeve të të vrarëve, Anwar Hussain Khan, i fajësoi për vrasjet pikërisht racizmin dhe fanatizmin në vend.

“Vrasja,” tha ai, “ishte një akt terrorist, i kryer nga një individ, i motivuar nga urrejtja ndaj tyre. Krimi i tyre qe se ata ishin emigrantë, pakica dhe, sigurisht, muslimanë. Ky fanatik veproi nga urrejtja, i motivuar dhe i nxitur nga retorika dhe deklaratat e vazhdueshme ksenofobike kundër pakicave dhe muslimanëve, të bëra nga politikanë dhe kandidatë që kërkojnë postin më të lartë të vendit.” Anwar Hussein Khan do të aludonte me frazën e fundit për kandidatin republikan për president, Donald Trump-in.

Përndryshe, kryebashkiaku, De Blasio, informoi se punonjësit e policisë së Nju Jorkut janë të vendosur që t’i mbrojnë xhamitë e qytetit dhe bashkësinë muslimane pas kësaj ngjarjeje tragjike. Kryebashkiaku do t’i çmonte fort imamin e vrarë dhe ndihmësin e tij, duke thënë: “Nju Jorku është një vend më i mirë dhe më i fortë për shkak të bashkësisë sonë muslimane. Ne e dimë se në këtë vend ka zëra që vjellin urrejtje, duke u përpjekur të krijojnë përçarje.” /tesheshi.com/

 

Artikulli paraprakJoe Biden mbërrin në Beograd, takime me zyrtarët më të lartë të Serbisë
Artikulli vijuesGaza, me “Artin e grurit” siguron jetesën për familjen