Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket bisedimeve politike me Serbinë dhe marrëveshjes që e bëri Atifete Jahjagën kryetare të Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka deklaruar se janë kundër bisedimeve me Serbinë dhe krijimit të Ekipit të Unitetit për t’i zëvendësuar institucionet. “Qeveria po kërkon ndarje të bashkëfajësisë, por ne i kemi thënë jo me LDK-në. Thaçi është udhëheqës i Qeverisë dhe le të marrin përgjegjësinë”, ka thënë Beqiri. Se çfarë do të bëjë LDK-ja sa i përket reformave kushtetuese dhe zgjedhore, ai ka thënë se pa u respektuar marrëveshja kjo parti nuk përkrah këto reforma. Nga ana tjetër, Ismet Beqiri gjithashtu ka kritikuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit se ka bërë diskriminim në baza partiake kur i ka ndarë 1 milion e 100 mijë euro për stadiumet dhe fushat sportive në disa komuna të Kosovës, duke diskriminuar komunat e tjera. Zyrtari i lartë i LDK-së ka kritikuar se mbi 85 për qind e parave të kësaj shume Ministria e udhëhequr nga Memli Krasniqi i ka ndarë vetëm për ato stadiume që drejtohen nga PDK-ja, ndërsa asnjë cent nuk do të investohet në Stadiumin e Prishtinës.koha/kohaislame
You Might also Like
Pagat e prokurorëve specialë pa shtesat prej 800 eurosh
Qeveria nuk ua ka vazhduar shtesat 12 prokurorëve specialë që kanë kompetenca ekskluzive për t’u…
By
1 Min Read
Nje i vdekur dhe nje i infektuar nga virusi A H1N1
PRISHTINË– Zyfer Krasniqi, 45 vjeçi nga Ferizaj është personi i cili ka vdekur pas komplikimeve…
By
4 Min Read
Euronews: Haradinaj po udhëtonte me pasaportë diplomatike
Televizioni evropian euronews ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj. Kosova ka…
By
1 Min Read
Vritet një mjeke në Zubin Potok
Mjekja me inicialet A.D. nga Lipjani është vrarë sonte në vendin e saj të punës…
By
2 Min Read
Krasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Libi
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare…
By
1 Min Read
Kosova dhe Rusia të ngjashme – me korrupsion të lartë dhe zhvillim të lartë!
Gazeta ruse “Kommersant” ka publikuar hartën e saj të korrupsionit botëror, në bazë të dhënave…
By
2 Min Read
