Berisha: Qeveria e Ramës, rrezik kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë në detyrë, Sali Berisha me një reagim në rrjet social është shprehur mbi deklaratat e së majtës për 2 godinat e SHQUP, që me vendim qeverie do të bëhen seli të Partisë Demokratike. Berisha e cilësoi të majtën si neobllokmenë, të cilët ofrojnë vetëm urrejtje për kundërshtarin në politikë.

“Të dashur miq, prej mëse dy javësh Piktori dhe neobllokmenët e tij, mediat që ata kontrollojnë, janë vërsulur me urrejtje dhe tërbim njëlloj si etërit e tyre kundër forcës politike kundërshtare. Si pretekst për këto sulme primitive ka shërbyer vendimi i qeverisë për t’i dhënë në përdorim si seli PD-së një godinë të ushtrisë, e cila në 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe përdoret më shumë se për çdo gje tjetër për dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.

Piktori, neobllokmenet e tjerë dhe mediat e tyre me zhurmën dhe urrejtjen që shpërndajnë kundër Partisë kundërshtare dëshmojnë mentalitetin e etërve të tyre mizore dhe përpiqen të mbulojnë vjedhjen e votave të shqiptarëve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para të pista. Qytetarë, duhet të jemi gati se këta që e nisin me urrejtje janë rrezik i madh kombëtar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook, raporton BW.

Pak kohë më parë qeveria miratoi një vendim ku godina e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë Popullore i kalon si seli Partisë Demokratike. Ky vendim nuk u publikua zyrtarisht me pretendimin se nuk ishte dekretuar ende nga Presidenti. Ndërkaq, në mbledhjen më të fundit, qeveria bëri publik vendimin për SHQUP në Tiranë si dhe një vendim tjetër ku edhe godina e SHQUP në Fier i jepet degës së PD së këtij qyteti për seli.

Maxhoranca reagoi duke e konsideruar si turp të madh faktin që pak ditë para largimit, qeveria në ikje i bën padrejtësisht dhuratë vetes godina që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes.

Artikulli paraprakMinistri libanez: E rrënoj Qaben për Bashar al-Assadin
Artikulli vijuesEgjipt: Sisi: Armata nuk do të lejoj dhunë të mëtejshme, ka vend për të gjithë