Berisha: Shqipëria tregues të vendeve të zhvilluara

Kryeministri në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë

Kryeministri, Sali Berisha deklaroi në Forumin Ndërkombëtar për Demokracinë në Këshillin e Europës se kriza financiare dhe ekonomike në botë po ndodh se sistemi nuk ka funksionuar, por jo se ky sistem nuk i ka potencialet e duhura për ta kapërcyer krizën.

Duke uruar se rruga themelore për këtë të jetë shfrytëzimi i mekanizmave që dikton liria e tregut, kreu i qeverisë shqiptare mendon se vënia në pikëpyetje e sistemit demokratik në vetvete është diçka e gabuar. Është koha theksoi Kryeministri që qeveritë të ndërmarrin reformat e duhura, duke bindur opnionin publik, por dhe duke e bërë më elastik dhe tregun e punës.

Në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Kryeministri Berisha i është drejtuar Forumit me një fjalë, në sesionin e ditës së sotme me temë “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”, ku i është referuar pikërisht modelit të Shqipërisë, gjatë ecurisë së saj në 20 vite.

“Tema është shumë e rëndësishme, pasi tregu ka nevojë për demokraci, dhe dua ta ilustroj me rastin e Shqipërisë, pasi është një vend unik. 20 vitre më parë, doli nga regjimi komunist dhe tani është një vend shumë i madh, ku tregtia e lirë e rëndësishme, ku respektohet e drejta e pronës dhe liria fetare. Shqipëria ende nuk është një vend i zhvilluar, por ka arritur disa tregues të këtyre vendeve, si vdekshmëria foshnojre dhe amtare në nivel njëshifror, nga një vend me infrastrukturë të pazhvilluar, në 20 vite ka kapur një nivel urbanizimi që vendet të tjera u janë dashur 120 vite.

Dhjetë vjet më parë kombi im ka pasur nivelin më të ulët të strehimit. Kemi lënë pas 5 vende të Bashkimit Europian dhe OECD-së në këtë drejtim. Ne kemi arritur tregues shumë të mirë lidhur me arsimimin. Sistemi shëndetësor duhet të përmirësohet, por aksesi është ndër më të thjeshtët në Europë”, u shpreh Berisha, gjatë fjalës së tij.

Në vlerësimin e Kryeministrit, ekonomia e vendit është e vogël, por ndër më vibrantet, ndër më të gjallëruarat.
“Është ekonomi e cila nuk ra në recesion. Gjatë periudhës së parë të krizës ekonomia është rritur 4 herë më tepër së në vendet tjera të rajonit. Investimet direkte të drejtpërdrejta gjatë 4viteve të fundit janë rritur me 315 % dhe në 6 vite eksportet janë trefishuar. Gjithsesi më duhet të theksoj se vendi im përballet me efektet e kësaj krize”, u shpreh Berisha.

Por në ligjëratën e tij, kreu i qeverisë shqiptare në shembullin e marë sqaroi dhe lidhur me krizën ekonomike.
“Shqipëria ka shumë arsye për të qenë e lumtur me rrugën e zgjedhur, pasi Shqipëria ka provuar se ekonomia e tregut dhe demokracia nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin e privatizimit, me liberalizimin apo zgjedhjet e lira. Në këtë rrugëtim vendi im është përballur me një nga krizat më të vështira, si ai i skemave piramidale, sepse në mes të viteve ’90 shqiptarët humbën të gjitha kursimet e tyre në skemat piramidale dhe në fonde investimi.

Ajo çfarë ndodhi më pas ishte një vakum i plotë, i tmerrshëm në rregullimin e tregut, i vëzhgimit të këtij tregu. Nga ana tjetër e dimë që është shumë e rëndësishme që tregu të zhvillohet dhe të jetë i shëndetshëm, duhet të ekzistojë një kuadër i plotë ligjor. Ne kemi punuar për një kuadër të tillë sepse pas dhjetë vitesh nga kjo krizë nuk ishte më radha jonë për të qenë pjesë e një krize të tillë financiare, por ishte tashmë radha e vendeve të tjera”, vuri në dukje Berisha.

Gjithashtu, kreu i ekzekutivit, vijoi dhe më tej sqarimin mbi një çështje të tillë, duke hequr paralele mes skemave piramidale në vendin tonë dhe krizës globale.

“Kriza e sotme në këto vende është e ngjashme me krizën financiare që Shqipëria ka patur vite më përpara për shkak të krizës piramidale dhe këto janë vende që kanë ligje shumë të mira, kanë ligjet më të mira të mundshme për të vëzhguar tregjet bankare dhe jobankare financiare.

Por pyetja që mund të shtrohet është: Pse ndodhi kjo krizë? Kjo krizë ndodhi sepse elitat bankare financiare kanë cënuar, kanë minuar ligjet dhe kanë vënë në heshtje bordet, në mënyrë që të mund të përfitonin dhe të mund të mbronin interesat e tyre ambicioze. Edhe në këtë fazë të funksionimit të shtetit të së drejtës, bota gjendet përballë kësaj krize financiare e cila është e ngjashme me krizën e skemave piramidale në Shqipëri”, nënvizoi Berisha.

Në këtë konkteskt, kreu i qeverisë shqiptare konsideroi si të rëndësishme që qeverive të marrin seriozisht krizë.
“Ekziston një lidhje e ndërsjellë mes tregjeve dhe demokracisë. Unë jam mjek në profesion dhe si rezultat do të doja të ilustroja këtë situatë me lidhjen mes koshiencës dhe subkoshiencës, një lidhje shumë e rëndësihme për qëniet njerëzore. Vetë demokracia është shumë e rëndësishme, është jetike do të thoja, por nëse do shohim veprimet e saj, sigurisht që ajo mund të sjellë ca prishje të tregut. Le t’i hedhim një sy Europës sot.

Jemi këtu në një nga rajonet më të begata, por 11% e njerëzve të botës po konsumojnë 50% të faturës sociale të botës, ndërsa po prodhojnë 70% të PBB. A është i mbingarkuar tregu në këtë rast? Duket se po. Tani problemi që shtrohet është që qeveritë e elitave duhet ta marrin shumë seriozisht krizën, do të duhet të ndërmarrin reforma shumë serioze, sepse opinioni publik nuk është shumë mbështetës, për shkak të faktit se nuk është i bindur që kriza nuk ka mbaruar”, veçoi Kryeministri.

Njëkohësisisht, sipas tij, problemi kryesor ose i treti më i rëndësishëm është tregu i punës.
“Demokracia i ka vendosur disa kufizime tregut dhe ai është më tepër strikt se sa fleksibël. Shpresoj që përdorimi i lirive të jetë e vetmja rrugë zgjidhjeje në këtë situatë krize.

Kjo është një krizë e cila dëshmon se sistemi nuk ka funksionuar, por sistemi ka potencial që të reformohet dhe për këtë arsye, unë personalisht, mendoj se vënia në pikëpyetje e këtij sistemi në vetvete është diçka e gabuar”, vlerësoi Kryeministri Berisha, në ligjeratën e tij mbajtur në këtë forum.kohaislame

Artikulli paraprakNUK DORËZOHEN PUNËTORËT E KEK-UT NË DEÇAN
Artikulli vijuesGoogle bëhet kompania e dytë më e vlefshme teknologjike