Google bëhet kompania e dytë më e vlefshme teknologjike

Për dominimin e Apple si kompania teknologjike më e vlefshme globale tashmë dihet që moti, por në luftën për pozitën nën të ka ndryshime. Sipas të dhënave të reja, Google më në fund e ka kapërcyer Microsoftin, me vlerën prej 249,1 miliardë dollarësh në krahasim me 247,2 miliardë dollarë sa vlen kompania nga Redmondi.

Është interesant që ky rezultat është arritur madje edhe në ditët e mira të Microsoftit ku vlera i është rritur për 20 për qind në periudhën e kaluar prej një viti. Mirëpo rritja e Google është dukshëm më e madhe dhe më e shpejtë, madje 30 për qind, dhe një rezultat i tillë thuhet se është meritë vetëm e Androidit.

Dikur pothuajse kompanie e paarritshme, Microsofti dalë ngadalë po bie në renditje, ndërsa mbetet pikëpyetje nëse Windows 8 dhe Windows Phone do t’i ndihmojnë të kthejë lavdinë e vjetër tek shfrytëzuesit që Androidi u duket gjithmonë interesant.kohaislame

Artikulli paraprakBerisha: Shqipëria tregues të vendeve të zhvilluara
Artikulli vijuesMozilla me shkarkues të ri për instalim të Firefox-it në Windows