NUK DORËZOHEN PUNËTORËT E KEK-UT NË DEÇAN

Dita e parë e javës ka nisur sërish me protesta të punëtorëve të KEK-ut në komunën e Deçanit, ku tashmë kjo grevë e tyre po hyn në javën e dytë.

Greva e punëtorëve të KEK-ut kishte nisur pasi që menaxhmenti i kësaj korporate ka larguar nga puna dy punëtorë, siç thuhet “për shkak të përformancës së dobët”, ndërsa kolegët e tyre në shenjë solidariteti janë futur në grevë së bashku me ta, mirëpo kjo gjë u kushtoi me suspendim nga puna edhe 16 punëtorëve të tjerë të këtij nëndistrikti.

Përderisa menaxhmenti i KEK-ut në Pejë mbron vendimet e veta duke i vënë këto veprime prapa rregulloreve të korporatës, punëtorët e kundërshtojnë një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi faj që njerëzit nuk kanë para ta paguajnë rrymën. Ne e kryejmë detyrën tonë, duke ua dërguar faturat dhe duke i çkyqur të gjithë ata që nuk paguajnë. Por, ne nuk kemi faj që këta konsumatorë menjëherë kyçen ilegalisht dhe as policia, as gjykata, e as menaxhmenti i lartë i KEK-ut nuk merren me ta”, ka thënë Besart Berisha, punëtor shumëvjeçar i KEK-ut, njëri nga 16 inkasantët e suspenduar të Deçanit për performancë të dobët në rritjen e inkasimit.

Menaxhmenti i KEK-ut u ka sjellë të suspenduarve letrat zyrtare për ta nënshkruar suspendimin, por punëtorët kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. Atëherë, ata janë detyruar që të sjellin punëtorë nga qytetet e tjera për të kryer punët, mirëpo të larguarit dhe të suspenduarit e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, dhe nuk i kanë lejuar të veprojnë punëtorët e thirrur nga KEK-u.

Ndryshe, kjo gjendje kaotike po vazhdon tash e dy javë në këtë komunë dhe akoma asnjë zyrtar i KEK-ut nuk ka dalë publikisht të sqarojë këtë gjë dhe punëtorët kanë mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa sindikalistët e kësaj korporate zotohen se me çdo kusht do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve.

Dita e parë e javës ka nisur sërish me protesta të punëtorëve të KEK-ut në komunën e Deçanit, ku tashmë kjo grevë e tyre po hyn në javën e dytë.

Greva e punëtorëve të KEK-ut kishte nisur pasi që menaxhmenti i kësaj korporate ka larguar nga puna dy punëtorë, siç thuhet “për shkak të përformancës së dobët”, ndërsa kolegët e tyre në shenjë solidariteti janë futur në grevë së bashku me ta, mirëpo kjo gjë u kushtoi me suspendim nga puna edhe 16 punëtorëve të tjerë të këtij nëndistrikti.

Përderisa menaxhmenti i KEK-ut në Pejë mbron vendimet e veta duke i vënë këto veprime prapa rregulloreve të korporatës, punëtorët e kundërshtojnë një gjë të tillë.

“Ne nuk kemi faj që njerëzit nuk kanë para ta paguajnë rrymën. Ne e kryejmë detyrën tonë, duke ua dërguar faturat dhe duke i çkyqur të gjithë ata që nuk paguajnë. Por, ne nuk kemi faj që këta konsumatorë menjëherë kyçen ilegalisht dhe as policia, as gjykata, e as menaxhmenti i lartë i KEK-ut nuk merren me ta”, ka thënë Besart Berisha, punëtor shumëvjeçar i KEK-ut, njëri nga 16 inkasantët e suspenduar të Deçanit për performancë të dobët në rritjen e inkasimit.

Menaxhmenti i KEK-ut u ka sjellë të suspenduarve letrat zyrtare për ta nënshkruar suspendimin, por punëtorët kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. Atëherë, ata janë detyruar që të sjellin punëtorë nga qytetet e tjera për të kryer punët, mirëpo të larguarit dhe të suspenduarit e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, dhe nuk i kanë lejuar të veprojnë punëtorët e thirrur nga KEK-u.

Ndryshe, kjo gjendje kaotike po vazhdon tash e dy javë në këtë komunë dhe akoma asnjë zyrtar i KEK-ut nuk ka dalë publikisht të sqarojë këtë gjë dhe punëtorët kanë mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa sindikalistët e kësaj korporate zotohen se me çdo kusht do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve.kohaislame

Artikulli paraprakRIDEFINIMI I KUFIJVE SI “PLAN B”
Artikulli vijuesBerisha: Shqipëria tregues të vendeve të zhvilluara