Konkurrenca jo formale, problemet me energjinë dhe korrupsioni, janë tri pengesat kryesore të të bërit biznes në Kosovë, sipas vlerësimit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Një pjesë e ndërmarrjeve kanë deklaruar konkurrencën e padrejtë nga aktivitetet ekonomike në të zezë si sfidën më të madhe, e cila është rreth 66 për qind, më e larta nga 30 vendet e studiuara. Energjia elektrike është identifikuar si një pengesë tjetër e madhe, po ashtu, qasja në financa dhe krimi”, thuhet në studimin e fundit të BERZH-it.
Ky studim është i pesti me radhë nga BERZZ bashkë me Bankën Botërore, të cilat kanë bërë matjen e performancës së Mjedisit Biznesor dhe Ndërrmarësor për periudhën 2013/2014 me 15,500 menaxher të kompanive në 29 vendet anëtare të BERZH-it.
Në të shihet se të gjitha vendet përballen me telashe të administrimit të taksave, korrupsionin dhe mungesa e aftësive të punëtorëve si pengesa të ndërmarrësish.
“Në të gjitha vendet në tranzion ankesa e vetme më e madhe nga udhëheqësit e ndërmarrjeve është konkurrenca nga ekonomia jo formale, kur kompanitë jo gjithnjë janë të regjistruara dhe mundohen ti ikin pagesave të taksave me keqraportim për të ardhurat, numrin e të punësuarve apo pagat e tyre”.
Këto probleme janë cilësuar si ngecjet më të mëdha nga mese 1/3 e vendeve të hulumtuara, si Azerbejxhani dhe Republika Sllovake.
Pas këtyre problemeve në listë radhitet edhe çasja në financa, e cila është parë si detyrim të lartë në Armeni, Kroaci, Rusi dhe Mongoli, dhe në mesin e tri tjera në mesin e top 14 vende. Këtu bënë pjesë edhe Kosova, si vendi ku bizneset ankohen për mungesë të çasjes në financa.
Në praktikë, në të gjitha vendet më pak firma kanë marrë kredi gjatë periudhës në shqyrtim, krahasuar me anketën e mëparshme 2008/09.
Kjo rënie, thuhet se ka reflektuar në reduktim të kërkesave për kredi pasi gati gjysmës së të gjitha firmave që kanë pasur nevojë për kredi, u janë refuzuar aplikimet e tyre për kredi dhe janë dekurajuar nga aplikimi.
Ky nivel financiar i detyruar i firmave ishte i njëjtë me raundin e kaluar të BEEPS, duke pasqyruar kushtet vazhdimisht shtrënguar të kredisë në prag të krizës financiare globale.
“Rënia më e madhe ishte në Kosovë, ku në përqindje pati rënie nga 72.2 në 39.8 për qind, si shkak i hyrjes së bankave të reja e përcjellë me deklarimin e pavarësisë në shkurt të 2008”.
Ndërkaq, qasja në energji elektrike ishte problemi më i madh për kompanitë në Shqipëri, Tagjikistan dhe Uzbekista, dhe gjithashtu prej top tri problemeve për 12 vendet e tjera, në të cilat përfshihet edhe Kosova./G.F/.KOHAISLAME