Ish-udhëheqësi i Divizionit të Prodhimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Besnik Berisha, tha se vetëm Lëvizja Vetëvendosje është munduar “të ngrit zbardh në Kuvend keqpërdorimet e tenderit të kaluar”.
Duke folur në lidhje me aktakuzën e cila është ngritur sot kundër tij për zbulimin e fshehtësisë zyrtare si dhe keqpërdorimit të pozitës, Berisha tha se kjo akuzë është e pabazë.
“Është e pabazë, e motivuar për çështje të moskthimit në punë”, ka thënë ai për Klan Kosova.
Berisha që qëndron në shtëpi tash e 15 muaj ndonëse merr pagë u shpreh se prania e tij në MPJ mund t’i pengojë disa personave.
“Është një interes i dikujt që unë të jem jashtë ministrisë, le të merr rrogë veç të mos prish punë. Po më mirë në shtëpi se sa të jem pjesë e keqpërdorimeve që po bëhen”, tha ai.
Ai ka thënë se asnjë prej deputetëve përveç atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë folur në Kuvend për shkeljet të cilat i kishte raportuar ai.
“Unë jam prekur se të gjitha grupet parlamentare që kanë hesht, përveç Vetëvendosjes që gjithsesi është munduar që të zbardh këtë punë të keqpërdorimeve të tenderit të kaluar. Të vetmit ata kanë tentuar ta ngritin këtë çështje, por nuk ia kanë dal sepse mungonte ministri”, deklaroi Besnik Berisha.