Sivjet në Kosovë janë kthyer 340 serbë

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka deklaruar se në Kosovë në vitin 2015 janë kthyer 704 persona.

Ai ka thënë se nga kjo shifër, 340 janë serbë, përkatësisht 76 familje.

Jevtiq në një intervistë për TV “Herc” në Shtërpcë ka thënë se Kosovë sivjet janë regjistruar 79 incidente ndër të cilët edhe 10 sulme në objektet e Kishës Ortodokse serbe dhe këto ai ka quajtur shkatërruese, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se Ministria për Kthim e Komunitete në vitin 2016 do të ketë buxhet prej 6,4 milionë euro e sipas tij 20 mijë presona kanë shfaqur dëshirë të kthehen në Kosovë.

“Ne në vitin 2015, në periudhën nga maji deri në dhjetor në Kosovë janë kthyer 704 persona, atyre u janë ndërtuar 134 shtëpi. Jemi përkujdesur edhe për të “shpërngulurit internë” dhe atyre ua kemi ndërtuar 150 shtëpi”, ka thënë Jevtiq.

Artikulli paraprak‘Borati’ dhe gruaja e tij dhurojnë 1 milionë dollarë për fëmijët në Siri
Artikulli vijuesImami nga Shkupi: Islami nuk transformohet