BFI reagon lidhur me aksionin “Qelia”

Lidhur me aksionit policor “Qelia” me anë të një komunkate ka dalur edhe Bashkësisë Islame e Maqedonisë.
 
Bashkësia Islame është e shqetësuar për shkak të pretekstit të këtij aksioni, që ndërlidhet me të ashtuquajturën ISIS. Bashkësia Islame që në fillimit e krijimit të këtij fenomeni, ka pasur qëndrim të qartë dhe të prerë, se ISIS nuk e përfaqëson Islamin.
 
Që në fillim të luftërave në Irak dhe Siri, Bashkësia Islame i ka bërë me dije opinionit të gjerë se këto luftëra janë të pakuptimta dhe të huaja për ne, andaj BI është kundër çdo bashkëngjitje në këto luftëra. Ndërsa për sa i përket aksionit “Qelia”, Bashkësia Islame nuk është institucion ndjekës apo hetues, dhe si institucion nuk mban përgjegjësi për veprat e askujt se me çka merret në jetën private, por nga organet e drejtësisë, kërkojmë transparencë dhe drejtësi, si dhe respektimin e të drejtave njerëzore dhe prezumimin e pafajësisë, deri në momentin kur ndaj dikujt vërtetohet fajësia.
 
Për Bashkësinë Islame më e padëshirueshme është nëse konstatohet se brenda institucionit ka elemente të tilla, por deri atëherë ne do ta respektojmë prezumimin e pafajësisë, por jemi të pa kompromis kur është në pyetje dhuna. Ne e dënojmë dhunën e të gjitha formave dhe jemi kundër çdo lloj dhune apo ekstremizmi.
 
Në radhët tona terrorizmi asnjëherë nuk ka qenë i mirëseardhur, sepse vlerësojmë se terrorizmi është kulminacion i kriminalitetit, aq më tepër kur ai bëhet në emër të fesë.
 
Si i tillë për ne gjithmonë do të jetë i trajtuar si “Murtraja e zezë”. Andaj, inkurajojmë funksionimin e shtetit juridik, që të punojnë në çrrënjosjen e ekstremizmit dhe dhunës dhe u bëjmë thirrje gjitha subjekteve ndërkombëtare dhe asociacioneve të ndryshme që veprojnë në këtë drejtim, ta llogarisin BFI-në si aleat të mirëfilltë në këtë punë urgjente, thuhet në komunikatë.
Artikulli paraprakSulm vetvrasës në “xhaminë e forcave speciale” në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesHiroshima 70 vjet më parë u fshi nga harta, mbahet ceremoni përkujtimore