Biçikleta lufton stresin

Nëse u ka mbytur stresi? Bëni një xhiro me biçikletë: 4 në 10 psikologë, thonë se biçikleta është ilaçi më i mirë antistres. Dhe jo vetëm kaq: ka dhe aftësinë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës në çift.

Këtë pohim e konfirmon një studim i bërë nga shoqata “Gratë dhe cilësia e jetës” tek një kampion prej 200 psikologësh, i bërë gjatë panairit të biçikletave. Sipas studimit, 43% e psikologëve e konsiderojnë biçikletën si ilaçin më të mirë kundër stresit, madje më i mirë se pilulat dhe çajet qetësuese.

Të ngasësh biçikletën është një aktivitet i shëndetshëm për t’u bërë në ajër të pastër, i cili vë në lëvizje të gjithë trupin dhe kërkon përqendrim, duke e liruar kështu trurin nga mendimet dhe streset të mbledhura në punë dhe familje. Gjithnjë sipas studimit, biçikleta ka një ndikim shumë pozitiv dhe në marrëdhëniet me partnerin. Dy rrotat, për 29% të kampionit, lehtësojnë marrëdhënien në çift dhe duke ngarë biçikletën bashkë ndihmon për rivendosur bashkëpunimin me partnerin.

Artikulli paraprakSOMALIA PËRBALLË FATKEQËSISË SË MADHE TË URISË
Artikulli vijuesTurpi, cilësi e bukur