Bonbone prej xhenxhefilit kundër gripit, ftohjes dhe dhimbjeve të fytit

Bonbone prej xhenxhefilit kundër gripit, ftohjes dhe dhimbjeve të fytit

Xhenxhefili është një mjet shumë efikas i cili forcon sistemin imunitar, stimulon qarkullimin e gjakut, liron dhimbjet dhe hollon gjakun e ngjizur. Pasi tash janë afruar ditët e ftohta dhe ftohjet nuk janë të rralla na nevojiten shpesh gjëra kundër gripit, ftohjes dhe dhimbjeve të fytit. Bombonat janë një alternativë e mirë në këso raste porse të tillat janë me shumë gjëra të përziera dhe natyrisht se kushtojnë.

Këtu kemi një recetë për të pregatitur vetë në kushte shtëpiake bonbona të këndshme, shumë të shëndetshme, me përbërje natyrale dhe natyrisht me një kosto më të vogël nga ato që shiten nëpër shitore dhe tregje.

Ju nevojitet:

1 Copë e freskët xhenxhefili (përafërsisht 3 – 4 cm e gjatë, nëse i dëshironi bombonat pak më tepër djegës atëherë merni më shumë se kjo)

100 g sheqer
1 rende pak më të imët
1 thikë të mprehtë
1 tenxhere të vogël
1 lugë për zierje
1 tepsi
Letër pjekje

Përgatitja:

1. Së pari qërojmë xhenxhefilin dhe e grimcojmë në rende, na nevojitet së paku dy lugë të kafës të mbushura plotë. Për ata të cilët dëshirojnë bombonat më djegës edhe me shumë se dy lugë.

2. Vini sheqerin në tenxheren e vogël dhe lëreni të shkrihet në temperaturë më të ulët të shkrihet ngadal duke e përzier vazhdimisht.

3. Sapo të fillon të errësohet sheqeri dhe të merr ngjyrën e kaftë i shtoni xhenxhefilin. Kujdes të mos afroheni shumë afër tenxheres pasi masa mund të spërkasë lartë dhe të lëndoheni në fytyrë.

4. Largoni tenxheren nga pllaka e nxehtë. Mereni tepsinë e pregatitur me letër për pjekje dhe me anë të një luge të pikoni masën e krijuar nga xhenxhefili dhe sheqeri në madhësinë e bomboneve mbi letër. Prap kujdes pasi masa është shumë shumë e nxehtë ekziston mundësia të digjeni nëse vini në kontakt me te në lëkurë..

5. Pasi të ftohen pak këto lloj pikash merini në dorë nga letra dhe formojini me dorë në forma topthash apo forma tjera por me shumë kujdes pasi ende janë shumë të nxehta.

6. Në fund i lini kështu të thehen deri në fund.

Aplikimi dhe qëndrueshmëria:

Përtypni deri në 3 bombona në ditë.
Bombonat mundeni ti ruani në një kuti të mbyllur dhe përmbrenda të mbuluar me letër pjekje deri në 4 muaj.

Si alternativë tjetër mundeni bomboneve tu shtoni edhe sherbelë, kokrra karafili etj.

Përktheu dhe përshtati nga gjuha gjermane: Suzana Hasani

Shihni fotot:

Artikulli paraprakÇmimet e naftës bien pas takimit të dështuar të OPEC-ut gjatë fundjavës
Artikulli vijuesPREJARDHJA E NATËS SË SHTRIGAVE (HALLOWEEN)