Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi sot falje presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që nuk erdhi më herët pas puçit të dështuar në Turqi muajin e kaluar.
“Kërkoj falje. Do të kisha dëshiruar të vija më herët”, i tha Biden Erdoganit, transmeton atsh.
Erdogan kishte kritikuar aleatët e tij perëndimorë, me në krye SHBA-në, që nuk ishin solidarë pas grushtit të shtetit të 15 korrikut dhe që nuk erdhën në Ankara.
http://www.dailymotion.com/video/x4q53am_biden-erdogan_news