Francë, pezullohet ndalimi i burkinit në plazhe

Në të gjitha bashkitë ku është vendosur masa e ndalimit të burkinit nëpër plazhe, kjo masë nuk do të zbatohet, të paktën deri në një vendim përfundimtar nga gjykata.Një gjykatë franceze vendosi pezullimin e vendimeve të më tepër se 26 bashkive, kryesisht bregdetare, që ndalojnë shfaqjen me burkini nëpër plazhet e tyre.

Kërkesën për rrëzimin e këtyre vendimeve si të papajtueshme me ligjet dhe Kushtetutën franceze e bënë disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe shoqata anti-islamofobe në Francë.

Megjithatë, sondazhet tregojnë që një shumicë prej 64 përqind e francezëve mbështesin ndalimin e burkinit në plazhe dhe Kryebashkiakët që kanë vënë në fuqi këtë ndalim, thonë se po mbrojnë rregullin publik dhe laicitetin e shtetit, ndërsa myslimanët ankohen se po shënjestrohen me pa të drejtë.

Por ndalimi duket se po përçan edhe vetë qeverinë. Manuel Valls u përfshi për herë të parë në debat të enjten dhe doli hapur në mbështetje të kryebashkiakëve që kanë marrë një vendim të tillë.

Artikulli paraprakBiden i kërkon falje Erdoganit që s’e vizitoi Turqinë më herët, pas puçit të dështuar (Video)
Artikulli vijuesRexhep Selimit i vdes nëna, ky është mesazhi prekës i tij! (Foto)