Bie një meteor në Shkozë të Zhurit

Një dritë e veçantë besohet të jetë parë edhe në Shkozë të Zhurit në komunën e Prizrenit. Bile, banorët e këtij fshati janë të bindur se nga qielli u ra një lloj i gurit, që për ta është i jashtëzakonshëm.

Afrim Islamaj që e gjeti këtë pjesë në kamionetën e tij, beson se është një meteor.
Se trupi metalik mund të jetë meteor që ra nga gjithësia, e pohoi edhe profesori universitar i astronomisë, Arsim Bajtullahu. Ai tregoi edhe mundësinë e prejardhjes së tij.
Në Kosovë më herët sipas tij janë raportuar edhe raste të tjera të ngjashme.
Sipas Bejtullahut, vetëm gjatë një viti sipërfaqja e Tokës rëndohet nga më shumë se 10 mijë tonë meteorë. Por ai tha se këto lloj copëzash të meteorëve nuk janë të rrezikshme edhe nëse vijnë më tutje në Kosovë./KlanKosova/ 
Artikulli paraprakErdogan: S'kemi njollë gjenocidi, e panevojshme të mbrohemi
Artikulli vijuesShqipëri, Pogradec: Vajza me mbulesë rikthehet në shkollë, fiton mbi diskriminimin fetar